Katica Janeva edhe më tej mbetet në qelinë e Shutkës

Katica Janeva mbetet në qelinë e Shutkës. Gjykata e Apelit hodhi poshtë ankesën për shfuqizimin e paraburgimit. Gjykatësit vlerësojnë se ende ekziston rreziku për arratisjen e Janevës ndërsa Këshilli ka marrë njoftimin e Prokurorisë se hetimi për rastin “Reketi” ka mbaruar.

Pas Apelit, mbrojtja kërkoi edhe nga Gjykata Penale që Janeva të dalë nga burgu i Shutkës. Dy avokatët e Janevës paralajmëruan se nesër do të takohen me të në Shutkë. Pritet t’i tregojnë se çfarë dëshmi posedon Villma Ruskoska, por edhe ta njoftojnë se Janeva është ndjekur fizikisht para se të arrestohet.

Pasi ta njoftojnë me të gjitha rrethanat lehtësuese dhe vështirësuese, ish kryetarja e Speciales duhet të tregoj udhëzime se si duhet ta përgatitin avokatët mbrojtjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu