Pavarësisht se telefoni më i ri mobil nga Apple nuk ndryshon shumë nga pamja e jashtme me modelin paraprak, këllëfët për iPhone 6 dhe 6s nuk do t’i përshtaten modelit të ri iPhone 7.
Telefoni i ri i Apple ka disa karakteristika ndryshe në krahasim me modelin e mëparshëm, pavarësisht se nuk ndryshojnë shumë. Për shembull, hapësira e dedikuar fotokamerës ose struktura në kënde.
Këllëfët e vjetër mund të mos përputhen siç duhet. Edhe në faqen e Apple shkruhet se këllëfët e iPhone 6s nuk do t’i përshtaten iPhone 7.