Kënd do ta votonte kanditati i ekstremit të djathtë Sinan Ogan nëse ka balotazh në Turqi

Sinan Ogan, kandidati i tretë i garës presidenciale në Turqi, i mbështetur nga krahu i djathtë “Ata Alliancem” parashikoi që zgjedhjet të shkojnë në një raund të dytë.

Në këtë kohë, tha Ogan, nuk do të ketë asnjë njoftim se kë do të mbështesë aleanca në balotazh.

Ai tha se kjo do të ndodhë pas diskutimeve të brendshme, ka raportuar Al Jazeera.

Ogan duket se po mbledh më shumë vota sesa pritej, duke tejkaluar pesë përqind.

Kur janë numëruar 92 për qind e votave, presidenti turk Erdogan nuk ka arritur të fitojë pa balotazh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu