I kërkoi falje vjehrrit LIVE, kush është në të vërtetë Nertila

Një histori e dhimbshme dhe plot emocione të forta ishte ajo e Nertilës në “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

Nertila Marku një vajzë e re, i është dashur të përballohet me sfida shumë të mëdha edhe pse në një moshë shumë të vogël.

Ajo ka kaluar një divorc të vështirë, është përballur me dy sëmundje të rënda dhe ka ardhur sot në emision për t’i kërkuar falje ish-vjehrrit, pasi sipas saj ai është arsyeja pse ajo ka sot një vajzë të vogël.

Këtë herë ajo kishte vendosur që të ftonte ish-vjehrrin për ta falenderuar dhe për t’i thënë që do t’i dërgonte sërish vogëlushen për ta takuar, dhe se në periudhën që ata nuk ishin parë, shkak ishte bërë gjendja shëndetësore e Nertilës.

Por Nertila nuk është një personazh i ri për publikun. Ajo është motra e këngëtares së njohur me emrin Gugu, si dhe ka qenë ish-zëdhënësja e Nard Ndokës.

Madje ajo ka pasur edhe një pëplasje me Ramën dhe madje edhe me gazetarin Mero Baze. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu