Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari ka lënë shumë gjëra për t’u debatuar sidomos pas humbjes kundër Eibarit të shtunën.
Humbja e së shtunës në La Liga kundër Eiberit ndali ringjalljen e Real Madridit nën urdhrat e Santiago Solari dhe Los Blancos përsëri po dyshohet se janë kthyer në krizë. Para ndeshjes së të martës në Ligën e Kampionëve kundër Romës, argjentinasi duhet të mendojë s’e paku pesë ndryshime…
• Bale të kthehet në formë-ose të rri në bankë
Pasi ka startuar në katër nga pesë ndeshjet e Solarit-ka munguar vetën në ndeshjen e Kupës së Mbretit në Melilla-Gareth Bale e ka gëzuar statusin e mbrojtjes nën trajnerin e ri. Ai e humbi topin 21 herë në ndeshjen kundër Eibar, e fitoi vetëm njëherë dhe kishte vetëm dy tentime për gol në ndeshjen të cilët ata e humbën. Ai luajti 90 minuta. Vërejtjet e Solarit për lojtarin duket se janë vetëm fjalë. Vetëm Zinedine Zidane ja ka dal që ta lërë atë në bankë.
• Të startosh me Asension
Marco Asensio është një lojtar tjetër që duhet të kritikohet, pas një paraqitje në të cilën ai bëri më së paku pasime nga të gjithë lojtarët e tjerë të formacionit kryesor (21 ku 16 ishin të suksesshëm). Ai startoi pas dy ndeshjeve në bankë-që erdhi pasi që tha se skuadra duhet të këtë një peshë më të madhe të përgjegjësi-por sulmuesi edhe njëherë dështoi për të treguar vlerat e tij dhe nëse vazhdon kështu ai do të largohet. Lucas Vazquez pritet që të startojë në krah.
• Mungesa e Casemiros, sfidë
Një lëndim do ta mbajë jashtë Casemiron deri në mes të dhjetorit dhe Solari ka vendosur Dani Ceballos në atë pozitë që luajti në Eibar që nuk ishte e tij. Ai rimori posedimin nëntë herë, por u mposhtë shumë në disa duele në mesfushë duke fituar vetëm 30 për qind të dueleve. Zëvendësimi natyral i Casemiros është Marcos Llorente, i cili po ashtu është jashtë, me Fede Valverde, i cili nuk ja doli të jetë as në bankë. Trajneri i Madridit duhet që edhe ata ti këtë në skuadër.
• Problemi Isco
Isco ka qenë zëvendësues në pesë ndeshjet e Solarit. Nën Julen Lopeteguin, andaluzioni ka luajtur 50 për qind të kohës së ndeshjeve të Madridit (Ai ishte lojtari i 13 që luajti më shumti në grupin), por ka qenë startues në disa ndeshje si në Super Kupën e UEFA’së, kundër Romës, Barcelonën. Kur drejtues i skuadrës ishte Solari, Isco ka luajtur vetëm 11 për qind të minutave për Los Blancos dhe është në vendin e 18 si lojtari që i jepet përparësi për të startuar në skuadër.
• Forcimi i mbrojtjes
19 gola të pësuar në La Liga është rekordi më i keq i Real Madridit në këtë fasë të sezonit në ligë në dekadën e fundit. Solari duhet thjesht ta forcojë skuadrën në mbrojtje. Në dy ndeshjet e kaluara, kundër Celtas dhe Eibarit, kampionët europianë nuk kanë pësuar më shumë se pesë ndeshjet. Kur jemi të mbrojtja, 42 vjeçari i ka bërë thirrje skuadrës së tij që ti tregojë “topat” dhe mos të rri si në shtëpi.










