Kielini: Ronaldo më ka thyer ëndrrat, ja si ndalet Higuain

Xhorxho Kielini është kapiteni i ri i Juventusit pas largimit të Bufon. 34-vjeçari prej vitesh është në nivele të larta dhe një nga pikat kryesore te Juventusit. Ai për “BBC” ka komentuar edhe mbërritjen e Kristiano Ronaldos.

“CR7 ka shënuar disa herë kundër nesh si kundërshtar, madje shumë herë. Shpeshherë ka thyer ëndrrat e mia, si në Kardif, Madrid e Torino. Më parë Championsi ishte ëndërr për ne, ndërsa tani është objektiv. Jemi mes 4-5 skuadrave që mund ta fitojnë. Ronaldo është më i miri në botë dhe shpresojë të bëjë diferencën me personalitetin e tij. Isha kurioz ta shihja nga afër në fushë, por edhe jashtë saj. Përpiqem të mësoj nga ai. Më ka ndihmuar shumë. Nuk e besoja se do të vinte te Juventusi dhe kur fola me presidentin mbeta i habitur.”, shprehet Kielini.

Më pas ai flet edhe për Superkupën dhe objektivat që bardhezinjtë kanë. “Duam të fitojmë Superkupën. Në seria A, ishim perfektë në këto 3 muaj, por e dimë se pjesa më e vështirë është tani. Nuk e di dhe sa do të luaj, por jam i përgatitur për fundin e karrierës. Jetoj çdo ditë, po zbavitem dhe do të më pëlqente të rrija këtu”, përfundon italiani.

Gjithashtu qendërmbrojtësi ka folur edhe për Gonzalo Higuain, ish-shokun e tij të ekipit. “Është një lojtar dhe sulmuesi i madh, sepse ai e ndihmon ekipin në fazën e ndërtimit të aksioneve dhe është vrasës përpara portës. Nëse fillon të krijojë mundësi goli dotë jetë shumë e vështirë të ndalet. Nëse arrijmë ta izolojmë sa më shumë dhe ta mbajmë sa më larg topit, do të jetë më mirë për ne.”, u shpreh Kielini, duke zbuluar edhe një “formulë” se si ndalet argjentinasi.

Nuk mund të mungonte edhe një komen për Kutronen, sulmuesin e ri që po befason. “Ka më tepër energji dhe duhet të kudjesi për të kur të vijnë krosa brenda zonës. Jemi të përgatitur për të dy, edhe nëse luajnë së bashku”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu