Kim e shpall zyrtarisht: Tani jemi fuqi bërthamore, mund të godasim çdo qytet të SHBA

Shpallja zyrtare e Kim Jong un është bërë në mënyrë të bujshme: “Korea e Veriut tashmë është një fuqi bërthamore dhe mund të godasë të gjitha qytetet e SHBA”.

Deklarata e diktatorit koreanoverior është bërë teksa ka lançuar raketën balistike interkontinentale Hwasong-15.

Pra është konfirmuar plotësisht ajo që SHBA ka dyshuar deri tani. Raketa, ndryshe nga të gjitha që janë hedhur deri tani ka përshkruar një flurudhë prej 4 mijë kilometrash për rreth 50 minutash.

Ministria e Mbrojtjes japoneze deklaron se raketa ra rreth 250 kilometra nga rajoni i Aomorit, në detin e Japonisë. /tesheshi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu