Rita Ora është njëra prej bukurosheve të shumta që ndiqet nga Cristiano Ronaldo në “Instagram”.
Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, i ka 156 milionë ndjekës në llogarinë e tij në Instagram, por ai i ndjek vetëm 427 persona, raporton Daily Mail.
Ani pse Ronaldo është fejuar me bukuroshen, Georgina Rodriguez, nuk ndalet së ndjekuri bukuroshe tjera në “Instagram”.
Sipas Daily Mail, 72 llogari që portugezi i ndjek në rrjetin social janë llogari të grave dhe në mesin e tyre, ai ndjek edhe Rita Orën.










