Kjo është skuadra e re e Fabregas

Mesfushori spanjoll Cesc Fabregas edhe zyrtarisht i është bashkuar Monacos nga Chelseat të premten.

Monaco ka njoftuar në Twitter se e ka transferuar spanjollin, i cili do të ribashkohet me ish-bashkëlojtarit e vet te Arsenali, Thierry Henryn, i cili u emërua trajneri i gjigantit francez muajin e kaluar.

Sipas mediave franceze, Fabregas ka nënshkruar kontratë trivjeçare e gjysmë me Monacon.

31-vjeçari e lujati ndeshjen e fundit për Chelsean ndaj Nottingham Forestit në rundin e tretë të FA Cup, si dhe e barti shiritin e kapitenit për të kaltrit.

Pasi iu bashkua Chelseat nga Barcelona në vitin 2014, Fabregas i kaloi katër sezone e gjysmë me të kaltrit, duke i fituar dy tituj të Premierligës, një titull të FA Cup dhe një të League Cup.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu