Klop në Zvicër? Klubi i Edon Zhegrovës “e refuzon” publikisht

Jurgen Klopp deklaroi në vitin 2015 se nëse nuk do të fitonte asnjë titull në 4 vitet e ardhshme ai do të shkonte të bëhej trajner në Zvicër, shkruan Albeu.com.

Kur janë bërë 4 vite tashmë të gjithë në rrjetet sociale kanë shpërthyer kundër gjrmanit që si për ironi të fatit nuk ka fituar asnjë titull në këto 4 vite.

Reagime të shumta ka pasur mbi këtë çështje, sa që së fundmi, Baseli ka bërë një postim që e ka shtuar akoma më shumë gallatën dhe humorin .

“Jemi të nderuar që Klopp është i interesuar për të vijuar karrierën e tij në Zvicër dhe që shumë persona i kanë sygjeruar klubin tonë për punën e tij të ardhshme. Gjithsesi, ne jemi të lumtur me trajnerin aktual”, përfundonte postimi i Bazelit. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu