Klopp: Nuk e prisja këtë ndeshje

Trajneri i skuadrës së Liverpool, Jurgen Klopp tha pas ndeshjes me Fulham se nuk e priste që kundërshtari të lunate aq fort.

“Në disa momente kemi vuajtur shumë. Më ka befasuar formacioni i Fulham, nuk e prisja këtë ndeshje të shkonte kështu.

Gjithsesi jam shumë i lumtur me skuadrën. Mund të kishim shënuar më shumë gola, por prapëseprapë punuam shumë dhe jam i kënaqur.

E pashë vetëm një herë golin e anuluar të Fulham. Ishte pozicion jashtë loje? Se di, edhe ishte edhe s’ishte. Edhe neve na u anulua një gol i rregullt ndaj Arsenal.

Këto janë gjëra që nuk mund t’i ndryshojmë. Reagimi yni ishte brilant. Ishim pak me fat, por këto gjëra nuk mund t’i ndryshojmë”, tha Jurgen Klopp. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu