Klopp nuk ka frikë nga Barcelona: “Camp Now” nuk është tempulli i futbollit

Barcelona pret të mërkurën Liverpoolin në “Camp Now” për të zhvilluar ndeshjen e parë gjysmëfinale në Champions League ku pritet të jetë një finale e parakohshme. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 7 maj në “Anfiled”.

Trajneri gjerman i Liverpool se nuk frikësohet se do të luajë në stadiumin e Barcelonës e cila ka qenë një fortëse e pathyer këtë sezon.

Barcelona ka fituar 4 nga 5 ndeshjet e fundit në “Camp Now” këtë edicion të Champions.

I vetmi i ekip që ka arritur ti marë një pikë është ekipi i cili është në gjysmëfinale Tottenham, ndërsa Lyon dhe United janë mposhtur me rezultatet 5-1 dhe 3-0 respektivisht.

Klopp, që ka mposhtur Bayernin në “Allianz Arena” këtë sezon, nuk beson që sfida në “Camp Now” do të jetë speciale.

“Camp Nou nuk është vetëm një stadium. Është shumë i madh, por nuk është një tempull i futbollit’, tha gjermani.

Përkundër këtij vetëbesimi, Klopp pranon që ekipi i tij nuk është favorit në këtë takim.

“Nëse luani ndaj Barcelonës, ju nuk jeni favorit. Kjo do të jetë një ndeshje fantastike për tifozët e futbollit”, thotë Klopp.

Edhe pse në fazat e fundit të Ligës së Kampionëve, ekipi anglez po lufton edhe për titull në Premierligë. Aty po zhvillojnë një betejë të hatashme kundër Manchester City.

Dy skuadrat kanë shënuar fitore këtë javë. City ka një pikë avantazh në garën që do edhe dy ndeshje për të përfunduar. Skuadra e Guardiolës prin me 92 pikë, ajo e Klopp e ndjek me 91 pikë. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu