Koalicion ASH-Alternativa vazhdon fushatën

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa e vazhdoi fushatën në kalanë e Uskanës në Kërçovës ku kreu i Aleancës Ziadin Sela deklaroi se si kualicion angazhohen për të ndalur vjedhjën e parave të shqiptarëve nga buxheti i shtetit.

Krahas sibolikës nga Iskana një simbolikë tjetër është Haraçina ku qytetarët shqiptar e votën LSDM-në duke menduar se do ta rrëzojnë BDI-në, por tani e kanë parë se gabuan dhe sipas Selës BDI shkon në opozitë vetëm duke votuar Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën.

“Ajo që kanë nevojë Shqiptarët në Maqedoni nuk është ndonjë emër që do të duhet ta votojnë, por kanë nevojë për një sistem që do ti bëj të mbrojtur pa amrr parasyshë emrin dhe mbiemrin e atij që është kryeminsitër ose i atij që është kryetr komune etj etj. Ne këtë ënedërr mund ta realizojmë duke ndalur vjedhjen e parave që u bëhet shqiptarëve nga buxheti i shtetit dhe nga një sistem për të shtipur shqiptarët por duke ndaluar edhe këto hajdutët e vegjël të cilët i vjedhin edhe ato pak para nga shkollat nga kushtet për mësim të fëmijëve tanë të cilët her her detyrohen të mësojnë në temperatura të ftohta” kreu i Aleancës Ziadin Sela.

Të pranishmive iu drejtua edhe kandidati për deputet nga njësia zgjedhore numër 5 Remzi Memedi tha se ASH-së dhe kualicionit po i bashkangjiten shum qytetarë dhe intelektual nga Kërçova.

Ndërkohë Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, ka vazhduar takimet me banorët e komunës së Butelit, me çrast ka qëndruar edhe në Luboten.

”Luboteni është vatra jonë e kahmotshme. Shqiptarët sot ende vazhdojnë të vuajnë degradimin arsimor dhe juridik në këtë vend. Duhet t’i themi stop drejtësisë selektive. Ne jemi për shtet të barazisë së plotë me konceptin “Shtet për të gjithë” ka thënë Gashi.

“Ajo që është mëse e nevojshme imperative për shqiptarët është nbdryshimi I elites politike, mbi të gjitha është me rëndësi ndryshimi I mendësisë politike. Nuk Goxojmë në politikë të sillemi si kriminel. Nuk Guxojmë politikani të jetë I korruptuar.Politikani duhet të ejtë në shërbim të qytetarit. Nuk Guxojmë ti terorizojmë qytetarët ditën e zgjedhjeve, apo ti shtijmë në punë dhe tu kërkojmë vota. Ne e kemi obligim me I punësu njerzit”, theksoi kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi.

Poashtu bartësi i njësisë në njësinë zgjedhore numër 1, Skender Rexhepi – Zejdi, ka zhvilluar takime me qytetarë në Çair, dhe Studeniçan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu