Në vendkalimet kufitare me shtetet fqinje si Greqia, Bullgaria, Serbia e Kosova ka pritje të gjata për të dalë nga Maqedonia.
Në kufirin me Greqinë pritet më shumë se 30 minuta. Edhe pse ka gatishmëri nga autoritetet zyrtare për të thjeshtësuar procedurat, fluksi i madh i veturave dhe mjeteve tjera transportuese sjell deri tek pritjet në kolonë. Pritjet për në Bullgari, Serbi, Kosovë dhe Shqipëri janë më të shkurtra.
Këto pritje vijnë si pasojë e festës shtetërore dhe fundjavës së vazhduar.










