Kolumnisti i Kohës, Dauti, për reformën e kodit zgjedhor: Pritje të mëdha të partive të vogla

Në kolumnën e fundit në gazetën “Koha”, publicisti Daut Dauti, ku shkruan për disa tema aktuale në vend dhe në rajon, veç tjerash është ndalur edhe në reformën në kodin zgjedhor, veçanërisht në pritjet e shumta të partive të vogla nga një njësi zgjedhore.

“Është një dakordim politik midis subjektesh që t’i shqyrtojnë modalitetet për reformën zgjedhore, ndërkaq kjo me fjalë të tjera është që të shihet mundësia për t’ua plotësuar dëshirën e kahmtoshme partive të vogla për një njësi zgjedhore. Është paksa e çuditshme t’i plotësohet dëshira një PavleTrajanovi, i cili këtë e kërkonte gjera ishte në qeveri, dhe tash i distancuar prej saj, të arrijë satisfaksionin”, shkruan Dauti.

“Mirëpo, matematika politike nuk është si një e një që bëjnë dy. Sepse, disa parti që shkojnë në koalicione “grumbull” te dy partitë më të mëdha maqedonase, mund të pësojnë fijasko të vërtetë nëse do të shkonin vetë në zgjedhje, me shpresën se modeli proporcional me një njësi zgjedhore do t’i rrisë shanset për përfaqësim”, thotë kolumnisti.

Sipas tij, edhe një model i tillë ka metodologjinë e disfavorshme, siç është pragu që do të vendoset për të kaluar ndonjë subjekt. Ai merr shembullin e Shqipërisë dhe Kosovës, ku sipas tij, kanë pësuar debakël prej të cilit nuk janë mëkëmbë pothuajse të gjitha partitë më të vogla që kanë menduar se kanë elektorat.

Duke u rikthyer te situate në Maqedoni, Dauti rikujton “simulimin” që bëri një televizion para disa muajsh, kur nxori në pah se nga partitë e vogla vetëm E Majta mund të sigurojë mandate. Ndaj iniciativën e Trajanovit dhe të partive të vogël, në mënyrë figurative e quan ‘sikur të gjuash vetën në këmbë!”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu