Komentatorin e Televizionit Shqiptar e largojnë nga puna pasi tha që është tifoz i Serbisë

Kostandin Grillo, nuk është më pjesë e RTSH-së ku ishte i punësuar si komentator ndeshjes.Grillo i cili bëri bujë për deklaratën e tij si tifoz i serbisë në Kampionatin Botëror, është shkarkuar nga detyra nga kryeredaktori Pano Xhixho.

Në një pronocim për ‘Alpenews’, Grillo sulmon kryeredaktorin për largimin e tij nga puna, ndërsa shprehet se do të rikthehet sërish në pozicionin e tij. “Para 2-3 viteve në Sportit në cilësinë e kryeredaktorit erdhi një njeri i cili mesa di unë ka qenë një notar i mirë, apo ndoshta edhe i zakonshëm, ç’rëndësi ka. Erdhi dhe më zëvendësoi mua që përpara se ta bënte këtë ka qenë një person që drejtonte një gazetë bastesh.

U rikthye në ekran, i cili mjafton ta dëgjosh dhe do të shohësh një dialekt të theksuar që më së paku nuk duhej përdorur në komentim. E megjithatë Kostandin Grillon nuk e zëvendëson kush, dhe nuk mund ta baltos askush, drejtësia do të vihet në vendin ku e meriton dhe unë si mbreti i komentimit siç më thërrasin të gjithë shqiptarët anembanë trojeve tona, do të shkoj në fronin ku më takon.

Aty në televizionin më të mirë dhe më të vjetër në Shqipëri”, u shpreh Grillo. Kujtojmë që pas deklaratës së tij si tifoz i serbisë, edhe “Tifozat Kuq e Zi” kërkuan largimin e tij nga puna – si dhe u sulmua ashper nga opinioni futbolldashes ne vendin tone.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu