Komisioni i Venecias, ja çfarë thotë Pendarovski

Shefi i shtetit Stevo Pendarovski sot duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me draft versionin e Komisionit të Venecias për Ligjin për gjuhët theksoi se ai që në fushatë për zgjedhjet presidenciale e ka potencuar nevojën e ngritjes së nivelit të përforcimit të gjuhës shqipe në vend. “Ky nuk është sekret, unë e kam thënë disa herë. Lidhur me çështjen konkrete duhet të kemi kujdes.

Do të thotë, bëhet fjalë për draft, për hartimin e dokumentit i cili ka depërtuar supozoj nga arsye personale apo politike të dikujt para kohe. Të presim të publikohet zyrtarisht dhe unë do të doja të shoh nëse ajo që dy apo tre faqe ishte publikuar, ndërsa dokumenti ka më shumë faqe nëse do të mbetet me formulimet e njëjta deri në fund”, tha Pendarovski. Ai theksoi se ai për këtë do të prononcohet si një ndër institucionet në shtet pasi të ketë version përfundimtar dhe zyrtar të dokumentit. “Nuk do të doja të prononcohem në një pjesë të dokumentit, e cila ka depërtuar nga ajo pjesë, apo faqe e gjysmë ose dy, do të thotë pjesë e versionit parimor, nuk është version përfundimtar”, nënvizoi Pendarovski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu