Konfirmohet sa do t’i mungojë Dembele Barcelonës

Anësori i Barcelonës Ousmane Dembele do të mungojë të paktën dy javë, pas lëndimit që e pësoi në fitoren e kampionit spanjoll 3-1 ndaj Leganes të dielën në La Liga.

Dembele e hapi serinë e golave duke e regjistruar golin e tij të 13-të në të gjithë garat deri tani këtë sezon, por u detyrua ta lërë fushën për Malcomin në minutën e 69-të, për shkak se e ndrydhi nyjën e këmbës së majtë, transmeton Gazeta Express.

Në fillim të këtij sezoni, francezi 21-vjeçar pati probleme me trajnerin Ernesto Valverde për shkak të disiplinës së tij.

Por, Dembele është shndërruar tani në një lojtar tejet të rëndësishëm për ekipin e parë të Barçës, dhe lajmi se ai me gjasë do të jetë i gatshëm për ndeshjen e 1/8 së finales ndaj Lyonit në Ligën e Kampionëve, është lehtësim i madh për Valverden.

“Testet e kryera nga Ousmane Dembele konfirmojnë se ai e ka ndrydhur nyjën e këmbës dhe do të mungojë rreth 15 ditë”, thuhet në njoftimin e Barçës.

Prandaj, Dembele pritet të mungojë ndaj Sevillën në të dy ndeshjet çerekfinale të Kupës së Mbretit dhe në dy të tjera në La Liga, ndaj Gironas dhe Valencias.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu