Kongresi i LSDM i dha dritë jeshile listave për deputetë

Delegatët në Kongresin e 21 të LSDM kanë votuar me shumicë votash listat e kandidatëve për deputetë të kësaj partie, informon INA. Me gati 600 vota për, asnjë kundër dhe 29 të përmbajtur janë votuar listat për deputetë që do të udhëhiqen nga këta emra:

Stevo Pendarovski – Njësia 1

Oliver Spasovski – Njësia 2

Lupço Nikolovski – Njësia 3

Zoran Zaev – Njësia 4

Radmilla Sheqerinska – Njësia 5

Petre Shilegov – Njësia 6

Në mesin e këtyre listave janë edhe Muhamed Zekiri në njësinë e 2, Gjylymsere Kasapi në njësinë e 6, si dhe aktivistët e shoqërisë civile Ferid Muhiq, Pavle Bogoevski, Ivana Tufegxhiq, etj. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu