Koronavirusi në Maqedoni, 3 veta ndërruan jetë, 16 të infektuar

Nuk kanë të ndalur rastet me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, nga 314 teste të realizuara, 16 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 14 pacientë të shëruar.

Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Viktima janë nga Shkupi, Tetova dhe Velesi.

Sipas statistikave të fundit, që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë realizuar 25,842 testime, prej të cilëve 2015 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Në vendin tonë nga Covid-19 janë shëruar 1.453 pacientë, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 116 pacientë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu