Korridori 8, Grubi jep lajmin e dekadës: Pas 30 viteve diskriminim, të martën miratohet kontrata me konzorciumin Bechtel Enka

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i shoqëruar nga Bujar Osmani e zyrtarë të tjerë të Bashkimit Demokratik për Integrim, kanë takuar mbrëmë banorët e Këshillit vendor, “Luan Haradinaj”.

Grubi në këtë takim em qytetarët shpalosi edhe një detaj ekskluziv duke thënë se të martën Qeveria miraton projektin e korridorit 8-të, kurse të mërkurën në mesditë ,rrespektivisht në ora 12:00 sipas Grubit kjo edhe nënshkruhet.

“30 vite diskriminim, mbajtje të projekteve në syrtare, kasaforta që të mos ket qasje shqiptari t’i nxjerr dhe ta lidh, Shkupin me Tiranën me autostradë, Shkupin me Prishtinën me autostradë, ta bën rrugën e Arbrit, nga Kërçova deri në Dibër, që të heq kufijt me Kosovën e Shqipërinë 30 vite diskriminim, 30 vite mashtrim”,
tha mes tjerash Grubi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu