Kryeministri Kovaçevski takohet më Kurtin në Ohër: Dialogu është mjeti i vetëm për zgjidhjen e çështjeve të hapura, rajoni meriton të ecë përpara

Kryeministri Kovaçevski përshëndeti pjesëmarrjen e Kosovës në dialogun me Serbinë dhe për propozimin aktual evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, u konstatua se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të bëhen të gjitha përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian, i cili është i rëndësishëm për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në takim, Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut është shembull i një vendi që përmes fqinjësisë së mirë, dialogut dhe kompromisit ka arritur marrëveshje historike që i kanë hapur rrugën vendit tonë drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Pikërisht kjo qasje siguroi anëtarësimin në NATO, mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në në korrik të vitit të kaluar, si dhe mbrojtjen e plotë të gjuhës maqedonase, identitetit dhe simboleve të identitetit maqedonas.

Kryeministri Kovacevski edhe një herë rikonfirmoi mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe gatishmërinë e saj për të kontribuar në këtë drejtim.

Kovaçevski dhe Kurti ranë dakord që veprimet ushtarake dhe mosmarrëveshjet karakteristike për Ballkanin njëherë e përgjithmonë duhet t’i përkasin të shkuarës dhe rajoni të shkojë drejt përparimit, fqinjësisë së mirë dhe ndërtimit të një ekonomie të fortë që do të thotë një standard më i mirë për të gjithë qytetarët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu