Kryeministri kroat Plenkoviq dallon nga Edi Rama për zhvillimet në Veri të Kosovës

Në kohën kur në Veriun e Kosovës situata në terren është tensionuar dhe bandat kriminale të kryeministrit serb kanë sulmuar me armë KFORI-n, policinë e Kosovës dhe gazetarët, lidhur me këto zhvillime, liderë të rajonit dhe më gjerë kanë shprehur mendime pro et contra.

Një pjesë e madhe e bashkësisë ndërkombëtare ka sulmuar kryeministrin, Albin Kurti për aksionin e ndërmarrë për të siguruar ligjshmërinë në gjithë territorin e vendit, por ka edhe deklarata që akuzojnë Serbinë për dhunën e paparë.

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq ka deklaruar se dëshirojnë të shohin stabilitet dhe zgjidhje të shpejtë të situatës në veri të Kosovës.
Ai ka thënë se duhet të lehtësohen bisedimet dhe të qetësohet menjëherë situata në veri të vendit.

Në Forumim “Globsec 2023” në Bratisllavë të Sllovakisë, ai ka potencuar se e ka kuptuar qëndrimin e Kosovës në raport me Serbinë në përgjithësi, duke e pëmbledhur me tri fjali, kërkim falje për agresionin e Millosheviqit, njohje dhe pastaj normalizim.

Ndërkaq, kryeministri, Edi Rama në një intervistë për BBC doli krah BE-së dhe SHBA-së duke kundërshtuar kështu qasjen e Albin Kurtit në këtë situatë.

Rama theksoi se partnerët ndërkombëtar nuk duan të kënaqin Serbinë por duan që të Kosova të ngrihet në një nivel tjetër si shtet, ku të njihet nga të gjithë pas marrëveshjes finale.

“Ka një situatë shqetësuese në veri të Kosovës, por nuk do ta theksoj shumë në aspektin e rrezikut. Do them vetëm që kjo situatë është provokuar fillimisht nga braktisja e institucioneve nga serbët, që krijoi vakuum. Dhe së dyti nga këmbëngulja e autoriteteve të Kosovës për t’i futur në zyra boshe këta kryetarë, ku shumica e popullsisë është serbe. Ishte mirë që u mbajtën zgjedhje dhe që u tregua që askush nuk mund t’i mbajë peng proceset demokratike në një vend të pavarur, por nuk ishte ide e mirë që të këmbëngulej hyrja e këtyre kryetarëve në komuna boshe me ndihmën e policisë dhe me ndërhyrjen e KFOR dhe lëndimin e ushtarëve”, është shprehur Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu