Kryeprokurori Joveski: Ja si i janë dhënë 1,5 milionë euro Bokit

Prokurori Republikan, Lubomir Joveski në intervistë për “Nezavisen Vesnik” ka thënë se e dinë se si dhe nga janë dhënë 1,5 milion euro për rastin “Reket” ku të dyshuar janë Bojan Jovanovski – BOKI13, dhe Zoran Mileski – Kiçeec.

Paratë janë dhënë në dorë në dy raste. Prokuroria është ende në procedurë parahetimore dhe po vërteton mënyrën dhe llogaritë nga ku janë siguruar paratë.

Për të mos dëmtuar procedurën, detaje tjera nuk do të zbuloj. Por atëherë kur të krijohen kushte, publiku do të njoftohet me mënyrën e kryerjes së veprave penale të kësaj lënde – është shprehur Joveski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu