Kryesia e BDI-së diskuton për qeverinë e re

Kryesia qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim sot në selinë e partisë në Tetovë, në ora 14 ka nisur mbledhjen, ku pritet të vendoset për qëndrimet që do t’i merr kjo parti në raport me bisedimet për zgjedhjen e Qeverisë së re. Sipas burimeve të gazetës KOHA, në këtë mbledhje mund të vendoset që parimisht të pranohet fillimi i negociata me VMRO-në, me bazë dokumentin e nënshkruar kohë më parë nga BDI, Aleancën për shqiptarët dhe “Rilindja me Besë”. “Gjitha opsionet që janë në dobi të shqiptarëve do të diskutohen në këtë mbledhje, pa mos përjashtuar as edhe një koalicion të zgjeruar dhe shkuarjen në zgjedhje të reja”, thonë burime të gazetës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu