Kryesia e re e ASH-së akoma nuk ka caktuar ekipin negociues për bisedime me partitë në pushte

Aleanca për Shqiptarët akoma nuk i ka caktuar anëtarët e ekipit negociues për përfshirjen ose jo të partisë në Qeveri. Ekipi pret konstituimin e kryesisë së re.

“Tani pritet konstituimi i Kryesisë Qendrore dhe nga aty edhe do të marrin rrjedhë gjërat. Për Qeveri do të bisedohet fillimisht me kryeministrin si bartës i mandatit dhe për gjegjës i shumicës parlamentare”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Kuvendi Qendror i ASH-së autorizoi kryesinë e partisë që të formon ekip i cili do të negocion për hyrje ose jo në Qeveri. Në negociata mund të përfshihen edhe vet kreu i partisë, Arben Taravari, nënkryetarët dhe sekretarët. Megjithëse ASH-ja vendosi të negocion, Taravari ditë më parë deklaroi se nëse hyrja e subjektit tij nuk arrij 80 vota të nevojshme për hapjen e kushtetutën, nuk ia vlen angazhimi si pjesë e shumicës.

“Personalisht mendoj se nëse nuk ka numër 80 nuk ja vlen të zgjerohet Qeveria. Por them se ka gjëra të cilat mund të ndihmojnë edhe duke u zgjeruar Qeveria. Mendoj se para anëtarëve të Kuvendit do t’i shpalosi të gjitha faktet dhe argumentet të cilat i kam, ta bisedojmë, ta diskutojmë dhe ta vendosim bashkë”, u shpreh Arben Taravari, Kryetar i ASH-së.

Aktualisht shumica parlamentare numëron 64 vota, përfshi edhe mbështetjen e luhatur të grupit të zjarrit brenda BDI-së dhe deputetëve të pavarur. Hyrja e ASH-së do të zgjeronte shumicën në 72 vota, numër ky i cili është për 10 për qind më i vogël nga shumica e nevojshme për ndryshimet kushtetuese, përkatësisht 80 vota. Ndonëse të gjitha partitë e shumicës kanë deklaruar se për ndryshimet kushtetuese nuk diskutohet mbështetja e tyre, Alternativa dhe partitë më të vogla brenda koalicionit me LSDM-në janë deklaruar kundër hyrjes së mundshme të ASH-së në Qeveri. Hyrja e ASH-së duke prekur marrëveshjen Zaev-Gashi do të reflektonte që përveç Alternativës, shumica të rrezikon edhe mbështetjen nga 8 deputetët e partive të vogla të cilat gëzojnë vetëm një ministri, atë të Pushtetit Lokal. Në këtë rast shumica do të rrezikonte humbjen e 11 deputetëve, pa mos përfshi këtu dy deputetët e grupit të zjarrit brenda BDI-së dhe dy deputetët e pavarur Skender Rexhepi dhe Kastriot Rexhepi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu