Kryetari Gashi takon ambasadoren e ShBA-së, diskutohet propozimi i AAA-së për korrupsionin politik

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, u takua sot me ES ambasadoren Angela P. Aggelar. Kryetari Gashi dhe Ambasadorja Aggelar u pajtuan bashkërisht se ndajnë vizionin e njëjtë për ardhmërinë e vendit.

Ata riafirmuan përkushtimin e përbashkët për ta parë vendin duke ecur përpara drejt BE-së dhe standardeve evropiane në shoqëri, siç është sundimi i së drejtës.

Biseduan për planet për përshpejtimin e integrimit në BE, përfshirë opsionet për të zhbllokuar negociatat me BE-në nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.

Të dy palët u pajtuan se të gjithë faktorët politikë duhet të përkrahin rrugën drejt BE-së dhe të vendosin qytetarët në vend të parë, në një përpjekje për të siguruar ardhmëri më të mirë për të gjithë.

Kryetari Afrim Gashi prezantoi nismën e AlternAtivA-s për dorëzimin e një amendamenti kushtetues i cili do të përjashtonte parashkrimin penal për korrupsionin politik, gjegjësisht do të parandalonte mosndëshkimin e korrupsionit të lidhur me politikën. Kjo nismë duhet të tejkalojë diskursin etnik dhe të fokusohet në sundimin e së drejtës si prioritet për gjithë shoqërinë. Kryetari Gashi kërkoi mbështetjen e ShBA-së për këtë amendament, pasi është një prej hapave më të mëdhenj të propozuar deri tani, me synim direkt për të luftuar korrupsionin politik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu