Kryetari i LR-PDSH takoi ambasadoren gjermane, shqetësime për ngjarjet në Maqedoni

Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela realizoi takim zyrtar me Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Shkup, znj. Christine D. Althauser.

Në takim është biseduar për situatën aktuale politike, rëndësinë e sundimit të shtetit ligjor, procesin integrues të vendit si dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Kryetari i LR-PDSH z.Ziadin Sela ka shprehur qëndrimet politike dhe strategjike të subjektit politik që përfaqëson, duke theksuar rolin dhe nevojën për dekriminalizimin e politikës dhe departizimin e institucioneve si komponentë e rëndësishme për ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë, pozitive dhe me mundësi të barabarta për të gjithë.

Nga ana tjetër Ambasadorja znj. Althauser ka shprehur interesimin e saj për Platformën dhe Programin politik të LR-PDSH, dhe palët janë dakorduar për bashkëpunim më intensiv dhe të ndërsjellë në të ardhmen, më qëllim që reformat të gjejnë zbatim në përmirësimin e sistemit politik të shtetit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu