Kryqi i Kuq ka shpërndarë 24 mijë paketa me ushqim, ende nevojiten ndihma

Kryqi i Kuq i Maqedonisë njoftoi se me shtatë ekipet e veta mobile, gjegjësisht 150 persona vullnetarë dhe profesionistë, vazhdojnë me mbështetjen e banorëve të prekur nga katastrofat natyrore.
Deri tani, informojnë nga Kryqi i Kuq, janë distribuuar 23.954 paketa me ushqim (një paketë është dedikuar për katër persona), 21.000 racione në ditë, 9.700 racione të ngrohta, 9.519 litra qumësht, 13.322 litra jogurt, 3.740 paketa me mjete higjienike, 732 paketa për foshnja, 191 ton ujë, 732 paketa pelena 556 dyshek, 3.708 batanije, 600 kilogram veshje, 491 copë çizme, 332 litra dezintal. Janë bërë 111 asistime të ndihmës së parë nga ana e ekipeve të Kryqit të Kuq dhe janë realizuar katër transporte mjekësore.

Nga kryqi i Kuq theksojnë se në katër qendra pranimi “Ranka Miilanoviq”, “Seniq”, “Paternie Zografski” dhe “Fon Internat”, ku janë të vendosur 320 persona, kanë distribuuar ndihmë shtesë humanitare, terapi me ilaçe për të sëmurët kronik dhe terapi vitaminoze për më të rrezikuarit.

Për informacione shtesë, theksojnë nga Kryqi i Kuq, qytetarët mund të paraqiten edhe në telefonin 02/3139578.

Nga Kryqi i Kuq apelojnë të dhurohet: ushqim i konservuar, ushqim për foshnje dhe pelena, mjete për higjienë, mjete për dezinfektim, lopata, çizme të gomës, doreza të gomës, peshqir, pelena për të rritur, qese plastike për mbeturina, Ndihma mund të dorëzohet në depot e Kryqit të Kuq në Momin Potok dhe në SHF “Naum Naumovski Borçe- Shkup prej orës 8 deri në orën 18 (telefon për kontakt: 3 096 227).

Subjektet e interesuara juridike dhe qytetarët në mënyrë shtesë mund të kyçen edhe me sigurimin e ndihmës në para në gjiro llogarinë e Fondit për solidaritet 300000001327966 DB 4030984271620 – Komercialna Bankaq. Deri tnai janë mbledhur 23.298.578 denarë në llogarinë e Fondit të solidariteti.

Me donimin e 100 denarëve me thirrje në telefonat : 075/070/077 143 400 deri tani janë mbledhur 12.889.000 denarë.

Aksioni për mbledhjen e mjeteve është planifikuar të zgjasë 15 ditë nga dita e hapjes së llogarive (7 gushtit), ndërsa vazhdimi i saj varet nga interesimi i qytetarëve dhe subjekteve juridike për donacione. Pas përfundimit të aksionit mjetet do të transferohen në llogarit e qytetarëve të prekur nga përmbytjet në pajtim me vlerësimin e komisioneve të autorizuara të cilat veprojnë në terren, theksojnë nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë.

Donacionet në mjete me valutë të huaj mund të dërgohen në:

Name of the organization: MACEDONIAN RED CROSS Bank name: KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE Bank address: UL. ORCE NIKOLOV NO.3, 1000 SKOPJE, MACEDONIA Bank account: 300000000000133 25730522-11 Swift code: KOBSMK2X Iban Code: MK07300701000001228

Apelojmë në aktivitetet për dhurim të ndihmës humanitare të ndiqen instruksionet e institucioneve kompetente dhe Kryqit të Kuq të RM-së, me qëllim të ballafaqimit më efektiv me pasojat nga katastrofa natyrore, thuhet në kumtesë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu