KSHZ e bëri publike numrin e përgjithshëm të votuesve në njësitë zgjedhore

Lista Zgjedhore prej dje është bërë publike dhe do të jetë aktive deri me 11 nëntor njoftuan nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor,

Nga 1.783.715 persona të regjistruar në Listën Zgjedhore që kanë të drejtën e votës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, gjithsejtë 297.109 janë regjistruar në Njësinë Zgjedhore numër 1, 307.675 në Njësinë Zgjedhore numër 2, 282.885 në Njësinë Zgjedhore numër 3, 285.628 në Njësinë Zgjedhore numër 4, 296.322 në Njësinë Zgjedhore numër 5 dhe 314.096 në Njësinë Zgjedhore numër 6.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor apeloi që qytetarët me të drejtën e kontestuar të votës që nuk janë paraqitur deri më tani, le të paraqiten deri me 11 nëntor, përderisa është bërë publike Lista Zgjedhore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu