Ku dhe si mund ta pini kafenë pas masave të reja në Kosovë?

Kryeministri i Republikës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar masat e reja kundër përhapjes së mëtejme të Covid-19. Hoti i bëri këto paralajmërime pas një takimi që e mbajti në Qeveri me drejtuesit e institucioneve shëndetësore.

Ndër masat administrative, ai përmendi edhe ato që do të aplikoheshin për gastronominë.

Z.Hoti pasi komunikoi masën e ndalimit të lëvizjes së lirë prej orës 21:00 e deri në orën 5 të mëngjesit për katër qytete, deklaroi se në gastronomi do të lejohet operimi vetëm në ambiente të hapura, ose përmes shërbimit “merre me vete” (take away).

Një gjë e tillë nënkupton se frekuentimi i kafeneve mund të bëhet vetëm në ambiente të hapura, në tavolina të cilat kanë distancë mes njëra-tjetrës por jo edhe në ambientet e brendshme.

Nuk dihet se si do të afektojë punën e këtyre bizneseve një gjë e tillë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu