Ku mbeti lënda për dënimin e Gordana Jankullovskës, deklarohet gjykatësja Kacarska

Dobrilla Kacarska, gjykatësja e rastit “Tanku” ka reaguar ndaj kërkesës së avokatit Vllatko Ilievski, për shkarkimin e saj.

“E gjithë ajo që është theksuar në kërkesën e tyre me shkrim është e pavërtetë totale. Të paktën ju përfaqësuesit e mediave e keni ndjekur se si vijuan ato gjykime. Debati, gjegjësisht lënda kur udhëhiqej fillimisht 59/17, aty ishte përfshirë edhe Gordana Jankulloska. Në asnjë moment nuk tha se është shtatzënë. Atë moment kur tha se është shtatzënë dhe u konfirmua shtatzënia e saj në interes të saj Gjykata e veçoi procedurën. Procedura duhej të ishte sërish tek këshilli i njëjtë pasi kjo është në pajtim me rregulloren e gjykatës”, tha Kacarska, duke e komentuar parashtresën e avokatit Vllatko Ilievski, bashkëshort i ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska.

Kacarska sot ishte marrë në pyetje nga Këshilli gjyqësor, ndërsa Komisioni i Këshillit gjyqësor i ka 15 ditë për ta përgatitur raportin.

“Më duhet ta pranoj se nuk jam ndjerë mirë dhe jam e bindur se në asnjë vend demokratik për pohime të tilla në një kërkesë të tillë për shkarkimin e gjykatësit nuk është thirrur gjykatësi të merret në pyetje me orë dhe të ndjehet si në bankën e të akuzuarve. Ky është mesazh shumë i keq për gjykatësit e tjerë. Do të thotë se gjykatësit të cilët duhet të punojnë, të cilët do të punonin si unë pas skadimit të orarit të punës çdo ditë, të jetë në sallën e gjykatës. Do të thotë mesazhi është keni kujdes mos gjykoni si Kacarska, mund të thirreni në Këshillin gjyqësor dhe të mbroheni në njëfarë mënyrë”, tha Kacarska.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu