Kujdes: Ky është virusi që ka infektuar 14 milionë pajisje Android (FOTO)

Hulumtuesit e firmës Check Point Software Technologies thonë se kampanja malware, e njohur si CopyCat, ka infektuar 14 milionë pajisje Android.

Përmes infektimit të këtyre pajisjeve, malware arriti të gjenerojë 1,5 miliard dollarë nga instalimi i aplikacioneve, të cilat mashtrojnë dhe tregojnë reklama të rreme.

Malware në formë të plotë ka operuar nga muaji prill deri në maj të vitit të kaluar, duke u përhapur në një numër të madh të telefonave dhe tabletëve.

Përhapjen e veprimit të malware në pjesën më të madhe e mundësuan shitoret e aplikacioneve.

Pasi Google në ndërkohë reagoi ndaj problemit, gjatë vitit 2016, në këtë moment ekzistojnë vetëm rreth 50.000 pajisje të kërcënuara.

Kampanja CopyCat u ka mundësuar hakerëve që përmes root të kontrollojnë mbi tetë milionë pajisje. Malware ka shfrytëzuar kontrollin e tij për të dërguar 100 milionë reklama të rreme dhe të instalojë mbi 4,9 milionë aplikacione./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu