Ish eurodeputeti Eduard Kukan, i cili kryesonte me grupin punuese për Ballkanin Perëndimor gjatë kohës së mandatit të tij, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut mund të marr datë për negociata për anëtarësim në Bashkimin Europian në vjeshtë, derisa ky skenar është më pak reale për Shqipërinë.
>
Në një intervistë për Asociacionin sllovak për politikë të jashtme, Kukan sqaroi se Maqedonia e Veriut me vite ka përmbushur kriteret për anëtarësim në BE, por BE ka shtyrë hapjen e bisedimeve, që për Maqedoninë është shumë “e turpshme dhe demotivuese”.
“Maqedonisë së Veriut mund t’i ndahet datë konkrete në Samitin Europian në vjeshtë, që unë e konsideroj reale”, thotë Kukan, duke shtuar se derisa presidenti francez Emanuel Makron kishte shumë qëndrim kategorike për këtë çështje, si duket ka filluar të lëshojë pe.











O nuk duam BE