Kumanovë, “Naim Frashëri” në gjendje të rëndë (VIDEO)

Çati të shkatërruar, dysheme të kalbura, banka e karrige të vjetërsuara e të thyera, këto janë pamjet që Alsat ‐lmoi në shkollën ‐llore “Naim Frashëri” të Kumanovës. Në këtë shkollë për momentin mësojnë mbi 1.200 nxënës. Edhe drejtori pranon se në disa klasa gjatë reshjeve të shiut rrjedh ujë vazhdimisht nga çatia, dhe se realizimi i procesit mësimorë në këto kushte
është shumë e vështirë.
“Për klasat e para janë klasa jo të përshtatshme pasi që kemi mbi 25-26 nxënës nëpër klasa e që kushtet nuk na mundësojnë për sistemimin apo rrumbullakimin e këtij numri në këto klasa. Për momentin nuk e kemi atë situatë të lakmueshme për mirëmbajtjen e rregullt e të përshtatshme të procesit edukativo arsimorë, nga kjo dua të potencoj se si problem kryesor të cilin e kemi paraqitur edhe në organe kompetente, kemi çatin e shkollës, vazhdimisht kur bie shi apo edhe gjatë dimrit gjatë reshjeve të bores gjithmonë rrjedh ujë nga çatia”, deklaroi Muhamed Zeqiri, Drejtor i Sh.F. Naim Frashëri Kumanovë.
Përveç çatisë, shkollë ka nevojë edhe për rregullimin e shkallëve lidhëse me katin e dytë të saj.
“Nga ana tjetër, dua të potencoj se kemi bërë projektin të njëjtin e kemi dorëzuar edhe në komunë, bëhet fjalë për ndërtimin e shkallëve, ku kemi një sipërfaqe jashtë zakonisht të madhe të korridoreve mirëpo është pjesë e mbyllur e cila paraqet rrezik si për ne të
punësuarit gjithashtu edhe për nxënësit, sot e asaj dite nuk kemi asnjë përgjigje”, tha Muhamed Zeqiri, drejtor i Sh.F. Naim Frashëri Kumanovë. Zeqiri thotë se këshilltarët shqiptarë në Komunën e Kumanovës kanë premtuar mjete për meremetimin e shkollës. Por nga autoritet lokale nuk japin afate se kur do ti përmbushin këto premtime.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu