Kundërshtari i Erdoganit me jelek antiplumb në një tubim në Samsun (VIDEO)

Presidenti aktual turk, Recep Tayyip Erdogan si dhe kundërkandidati, Kemal Kilicdaroglu gjatë ditës së nesërme do të përballen me votat e popullit në zgjedhjet presidenciale.

Fushata zgjedhore si kurrë më parë ishte e tensionuar në shtetin turk, ku ka pasur akuza të rënda ndërmjet kandidatëve për president.

Kjo ka bërë që Kilicdaroglu në një tubim parazgjedhor në qytetin Samsun të vesh jelek antiplumb.

Kështu ka pohuar për reuters një burim i paidentifikuar i partisë opozitare, CHP.

Agjencia thekson se kishte informacione se “mund të sulmohej” Kilicdaroglu.

Ai shtoi se një anëtar i rojës së sigurisë mbante një armë në duar dhe ishte gjatë gjithë kohës afër 74-vjeçari, i cili po mbante një fjalim ndërsa kjo ishte hera e parë që mbrojtja e kundërshtarit të Erdoganit ka qenë kaq e dukshme gjatë një fushate zgjedhore.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale në shtetin turk do të mbahen të dielën më 14 maj. /Telegrafi/

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu