Kur Frashër Krasniqi paralajmëronte me këngë se sa i fortë është (VIDEO)

Gjatë ditës së djeshme publiku i Kosovës ishte dëshmitar i përleshjes fizike në mes të dy deputetëve të Kuvendit.

Frashër Krasniqi i Vetëvendosjes e lëshoi karrigen e studios televizive për ta grushtuar Milaim Zekën nga Nisma.

Këtë fuqi fizike Krasniqi e kishte “paralajmëruar” që para një dekade me një këngë hip-hip, shkruan Gazeta Metro.

Kënga e publikuar në vitin 2005 e Krasniqit (këtu: Frizzle) në bashkëpunim me reperin Ekrem Gjelbrim, e quajtur “Paralajmërim” përmban një tekst që në bazë shpërfaq sa i fuqishëm dhe rrezikshëm është tani deputeti i VV-së, i cili në fillim të tekstit shpjegon domethënien e emrit të tij.

“E kapi mashën të njeki, deri të djegi pa qëllim”, është një pjesë e tekstit, e shoqëruar me një vetëportretizimn nga Krasniqi- të tillë si djalë që përdorë substanca ilegale, si djalë që nuk brengoset aspak e si dikush që “e rreh kamerierin shpulla”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu