Kur s’do të ikësh por Gjermania të “merr me zorr”

Ekonomia gjermane nuk është në gjendje të zgjidhë problemin e mungesës së fuqisë punëtore dhe qeveria shpreson ta zbusë të paktën sadopak atë duke liberalizuar emigracionin.

Sipas Financial Times, Ministri i Punës Hubertus Heil tha se Gjermania do të krijojë “një nga regjimet më moderne të imigracionit në Evropë” për të lehtësuar mungesën e punëtorëve që është bërë “një frenim i vërtetë për rritjen ekonomike”.

Ministri Heil thekson se reforma e imigracionit është pjesë e një fushate më të gjerë të qeverisë së kancelarit Olaf Scholz, e cila synon të tërheqë punëtorë të talentuar nga e gjithë bota, të zbusë ndikimin e tendencave të pafavorshme demografike dhe të mundësojë fluksin e një numri të mjaftueshëm punëtorësh të kualifikuar, i cili është bërë problem kryesor për disa nga kompanitë më të mëdha evropiane.

Në një intervistë për FT, Heil tha se ka një kërkim “të dëshpëruar” për punëtorë në shumë sektorë të industrisë gjermane dhe situata vetëm do të përkeqësohet në të ardhmen, duke pasur parasysh se brezi i “baby boomer” po del ngadalë në pension.

“Gjermanisë do t’i mungojnë shtatë milionë punëtorë deri në vitin 2035 nëse ne nuk bëjmë diçka,” tha Heil.

“Dhe kjo mund të bëhet përfundimisht një frenim i vërtetë për rritjen tonë ekonomike”, shtoi ministri përgjegjës për departamentin e punës.

Rregullorja e ndryshuar e imigracionit, e cila duhet të miratohet nga Bundestag në javët e ardhshme, do të heqë shumë nga barrierat ekzistuese për imigrimin dhe punësimin e të huajve në Gjermani.

Për shembull, të huajt do të mund të punësohen edhe pse nuk kanë një kualifikim profesional sipas standardeve gjermane, shpjegoi Heil.

“Mjafton të kenë një kontratë pune me një punëdhënës gjerman, njëfarë eksperience pune dhe të kenë kryer arsimin profesional në vendin e tyre”, shtoi ministri.

Gjermania do të prezantojë gjithashtu “kartat e mundësive” që do t’i lejojnë emigrantët të mbledhin pikë bazuar në arsimin e tyre profesional dhe përvojën e punës, njohuritë e gjuhës gjermane dhe moshën nën 35 vjeç.

“Kushdo që ka pikë të mjaftueshme do të jetë në gjendje të vijë në Gjermani dhe të kërkojë një punë”, tha Heil, i cili mban atë post ministror që nga viti 2018.

Një tjetër ligj që së shpejti do t’i referohet procedurës parlamentare do t’u mundësojë të huajve të marrin më lehtë shtetësinë gjermane.

Pra, jemi në rrethanat që edhe nëse dikush(specifikisht në Ballkan) nuk ka në planë të ikë, gjermania do e “marrë me zorr”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu