Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në platformën X, lidhur me situatën e ish-krerëve të UÇK-së, të cilët u dënuan nga Haga me 81 vite burg.
Ai ka nënvizuar se vendimi përmban pasaktësi faktike, keqkuptime historike dhe gabime ligjore.
Gjithashtu Kurti ka thënë se presin që këto të korrigjohen në Apel.
“Aktgjykimi shpërfilli pretendimet fyese dhe të pabesueshme të raportit të Dick Martyt për trafikimin e organeve, të cilat ishin aq të pabaza saqë as nuk u përfshinë në aktakuzën e Prokurorisë; gjithashtu, ai hodhi poshtë kategorikisht pretendimet e Prokurorisë për krime kundër njerëzimit. Megjithatë, gjetjet e mbetura u bazuan në pasaktësi faktike, keqkuptime historike dhe gabime juridike”, ka shkruar Kurti.
Ai ka thënë se në takim kanë diskutuar edhe për situatën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
“I kërkova mbështetjen e tij për trajtimin e çështjes së pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Serbi, i cili ndikon në të drejtat e tyre të votimit dhe në qasjen në dokumentet zyrtare. Në takim mori pjesë edhe deputeti Shaip Kamberi, i vetmi anëtar shqiptar i Kuvendit Kombëtar të Serbisë”, ka shkruar Kurti.










