Kurti: SHBA-BE të ndryshojnë qasjen për Serbinë, duhen sanksione ndaj Rusisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një intervistë për Financial Times, Kurti tha se ndërkombëtaret duhet të kenë një qasje më të ashpër, për sa kohë që Serbia refuzon që t’i vërë sanksione Rusisë. Sipas tij, kur kjo të ndodhë, atëherë ai do të besonte se Serbia kërkon realisht paqe në rajon.

“Brukseli dhe Uashingtoni duhet të ndryshojnë qasjen e tyre dhe t’ japin një afat kohor Serbisë për t’i vendosur sanksionet Rusisë dhe për të hequr dorë nga përpjekjet që të ulen në katër karrige. Sapo Serbia të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse, atëherë do të ishte një moment kur ata do të tregonin se duan të integrohen në BE dhe Serbia pa Rusinë dhe nuk mund të kërcënojë sigurinë e kontinentit. Kështu që atëherë, mund të besoja se ata në thelb duan paqe”, tha Kurti. /Alsat.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu