Kush e mashtroi Zaevin, shërbimet ruse apo pakujdesia e protokollit?

Qytetarët e anketuar nga ekipi i gazetës Lajm, shprehen të ndarë në vlerësimet e tyre rreth talljes së komikëve rusë me kryeministrin Zoran Zaev. Disa prej tyre thonë se kjo është lojë e shërbimeve ruse, ndërsa të tjerët e quajnë lëshim të shërbimeve qeveritare në Shkup dhe kërkojnë përgjegjësi.

“Pasi kanë dështuar në çdo tentativë për destabilizim, shërbimeve ruse tani nuk ju ka mbetur asgjë tjetër vetëm me kalu në skeçe humoristike, nuk ka ndonjë relevancë të madhe. Nuk bëhet fjalë për dhënie të sekreteve shtetërore nëse është në dobi dhe interes të përgjithshëm, atëherë edhe sekreti shtetëror bie poshtë”, tha një i anketuar.

“Në erën e zhvillimit teknologjik që po ndodh çdo ditë, është e pritshme, por është edhe lëshim i qeverisë që nuk i përmbahet protokolit. Duke pasur parasysh të gjitha lëshimet, devijimit dhe anomalitë në vend, gjatë përiudhës së fundit, mendoj se çdo kush duhet të mbajë përgjegjësi, por edhe kryeministri. Askush nuk duhet të përjashtohet”, tha një tjetër i anketuar nga gazeta Lajm.

Nga ana tjetër, protagonisti kryesor i ngjarjes, kryeministri Zoran Zaev, thotë biseda me humoristët rusë është çështje private dhe jo akt i Federatës ruse.

“Federat ruse është vend mik i Maqedonisë së Veriut dhe unë vërtetë mendoj se këto performanca të rreme që ndodhën me mua, paraqesin çështje private dhe nuk janë akt i Federatës ruse apo shtetit që e kemi mik. Kështu e kuptoj dhe e komentoj këtë çështje sepse këto gjëra nuk guxojnë të pengojnë raportet tona miqësore dhe avancimin e bashkëpunimit që është një nga qëllimet tona”, tha kryeministri Zoran Zaev.

Zaev foli edhe për takimin e sotëm me ambasadorin rus në vend, Sergej Bazdnikin, me ç’rast tha se i njejti ishte caktuar para dhjetë ditësh dhe nuk ndërlidhet me bisedat e tij telefonike me komikët rusë, të cilët i’u prezantuan si Petro Poroshenko dhe Jens Stoltenberg.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu