Kush është sportisti shqiptar ndë 27 të arrestuarit të “VOL-VO 4”

Policia e Shtetit ka bërë të mundur finalizimin e aksionit të koduar “VOL-VO 4” ku u arrestuan 27 persona me precedent penal.

Ky operacion ishte i shtrirë në 12 qarqe të vendit, ku pjesë e të arrestuarëve ishte edhe një sportist shkodranë.

Bëhet fjalë për mundësin Elis Guri nga Shkodra, i cili është në listën e personave të arrestuar nga policia për veprat penale të ”Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” dhe të ”Trafikim i narkotikëve”.

Mega Operacioni i koduar “VOL-VO 4” është shtirë në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë dhe janë goditur anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Kush është Elis Guri:

Elis Guri (ka lindur në Shkodër, më 6 korrik 1983) është një sportist shqiptar, i natyralizuar bullgar, i mundjes klasike në peshën 96 kg. Suksesi i tij më i madh shënohet së pari në Kampionatin Europian të këtij viti, që u zhvillua në Finlandë, ku Elis Guri shpallet fitues i medaljes së bronzit në peshën 96 kg. Por dhe në Kampionatin Botëror 2007 Elis Guri klasifikohet i 7-ti në peshën 96 kg, duke fituar të drejtën e përfaqësimit me kualifikim në Lojërat Olimpike “Pekin 2008″. Si pjesëmarrës për herë të parë në një olimpiadë, Guri renditet në vendin e 8-të, duke shënuar dhe rezultatin e dytë më të mirë të arritur nga kuqezinjtë tanë. Të tjera rezultate të Gurit mund të përmendin vendi i 7-të në Lojërat Mesdhetare “Almeria 2005″, medalje argjendi në turneu botëror Trofeu “Milone 2006″.

Tani, Elis Guri garon për Bullgarinë dhe me 13 shtator 2011 merr medaljen e arit në Kampionatin Botëror të Mundjes në kategorinë 96 kg. Guri u largua nga Shqipëria më 2008, pasi Federata e Mundjes dhe shteti shqiptar, nuk denjuan që të plotësonin kërkesat e tij ekonomike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu