Kush janë të larguarit nga Këshilli ekzekutiv i LSDM-së, ja emrat

Këshilli qendror i LSDM-së dje në Ohër zgjodhi përbërjen e re të Këshillit ekzekutiv apo kryesisë partiake. Ky organ nga 24 është zvogëluar në 16 anëtarë. Derisa lideri socialdemokrat promovoi disa nga emrat e rinj dhe të vjetër, shihet se mungojnë emra të njohur të kësaj partie. Sipas portalit “Lokalno”, nga përbërja e kaluar në përbërjen e re nuk janë: Radmilla Sheqerinska, Oliver Spasovski, Petar Atanasov, Muhamed Zekiri, Damjan Mançevski, Aleksandar Kiracovski, Adnan Xhaferovski, Ljupço Nikollovski, Maja Milenkoviq, Tanja Kovaçev, Hari Llokvenec, Maksim Dimitrievski, etj.

Ndërsa në Këshillin e ri ekzekutiv janë Frosina Remenski, Bllagojçe Boçvarski, Renata Deskoska, Kostadin Kostadinov, Esra Alili, Gjoko Tanaskovski, Latifa Shikovska, Stefan Bogoev, Petre Shilegov, etj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu