Kush qau për largimin e Panuccit? Reagon Hysaj

Tifozët e Kombëtraes mezi e kanë pritur largimin e trajnerit italian, Cristian Panuci. Ata bënin vazhdimisht thirrje në stadium kundër tij.

Por mendim ndryshe nga tifozët kanë patur disa prej lojtarëve të Kombëtares, ku madaje ka patur nga ata që edhe kanë qarë për largimin e tij, gjë të cilën deri diku e ka konfirmuar edhe kapiteni Hysaj në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Andorrës.

“Kështu e ka futbolli, me njerëz që ikin dhe të tjerë që vijnë. Ne nuk mund të rrimë pas gjërave, por duhet të shohim përpara, pasi kemi angazhime të rëndësishme. Sigurisht që ka pasur momente mërzitjeje, pasi kemi kaluar edhe momente të bukura me trajnerin Panucci”, u shpreh Hysaj.

Ndërkohë, kapiteni theksoi se Panucci e kishte gabim kur u shpreh pas ndeshjes me turqinë se “këta futbollistë janë” dhe nuk mund të bënte më shumë.

“Nuk e di nga i buronte ky mosbesim, por çdo trajner ka mendimet e veta për lojtarët në dispozicion dhe bën punën e tij me ta. Unë besoj shumë te ky ekip dhe ndonëse ne këta jemi, kam mendimin që do të bëjmë diçka spektakolare. Panucci e ka tërësisht gabim mendimin e tij”./albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu