Aeroplanmbajtësja më e madhe ruse “Admiral Kuznetsov”, së bashku me një nëndetëse dhe 7 anijë të vogla luftarake do të kalojnë në ujërat britanike drejt rrugës së tyre për në Siri.
Anijet mund të lundrojnë në Kanalin Anglez, 1 milje larg brigjeve britanike.
Besohet se kjo natyrisht që nuk mund të lejohet pa një kontroll të rreptë nga flota britanike, dhe për këtë “Royal Navy” britanik do të ngrejë një numër anijesh për të shoqëruar në distancë kalimin e Admiral Kuznetsov.
Britania e Madhe dhe Rusia prej kohësh janë një një gjendje tensioni konstant dhe kalimi i “Admiral Kuznetsov”, mundtë tensionojë situatën nëse ndodh një lëvizje e gabuar nga njëra palë. /albeu.com/