Ky është reagimi i Milenkos pas dështimit të VMRO-së për të qenë në qeveri (FOTO)

Në Maqedoni dje BDI vendosi që mos e mbështes OBRM-PDUKM-në e Nikolla Gruevskit për të bërë qeverinë e re të Maqedonisë dhe për këtë ka pasur shumë komente nga mbështetësit e kësaj partie.

Telegrafi Maqedoni ju përcjell reagimin e Milenko Nedellkovskit, gazetarit pro-qeveritar dhe mbështetësit më të madh të OBRM-PDUKM-së i cili njihet për ofendimet ndaj shqiptarëve.

Nedellkovski ka shkruar në Facebook: ”Tani duhet që të numërohemi” dhe më poshtë ka shkruar që nuk duhet të kuptohet në këtë rast se shkruan për regjistrimin e popullatës.

Komentet në këtë qëndrim të Milenkos ngjajnë me bashkërendimin e mbështetësve të tij për të filluar luftë. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu