Ky është shteti i vetëm në botë që i detyron edhe femrat të kryejnë ushtrinë

Në Izrael shërbimi ushtarak është i detyruar për femrat dy vite e gjysmë dhe për meshkujt tre vite, ndërsa dhjetëra persona burgosen duke u gjykuar se refuzojnë këtë detyrë
Shtetasja izraelite 19 vjeçare Tamar Zeevi e cila ka kryer 115 ditë burg për shkak se ka refuzuar të kryejë shërbimin e detyruar ushtarak pasi nuk miraton politikat e okupimit të Izraelit dhe 18 vjeçarja Hadas Tal.

Dy femrat Tal dhe Zeevi mbrojnë idenë se duhet të gjendet një alternativë që arabët dhe hebrenjtë të vazhdojnë një jetë të lirë dhe dinjitoze duke i dhënë fund pushtimit në territoret palestineze.

Tal duke rikujtuar se ditën e nesërme do të dalë para gjykatës ushtarake tha se Izraeli vazhdon pushtimin duke bërë që miliona njerëz të jetojnë nën një diktaturë ushtarake dhe nuk ka ndërmend që t’i japë fund kësaj.

“Për këtë arsye refuzoj që të shkoj në shërbimin ushtarak. Mendoj se është e rëndësishme që të refuzoj të jem pjesë e këtij krimi që kryhet në Bregun Perëndimor dhe në Gazën nën pushtim”, ka thënë ajo


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu