Kylian Mbappe refuzon rinovimin

Kylian Mbappe është në vitin e fundit të kontratës me Paris Saint Germain, me sulmuesin që e ka shprehur hapur se nuk dëshiron të aktivizojë opsionin për të rinovuar edhe një vit tjetër me kryeqytetasit francez. Real Madrid është gjithnjë në horizont dhe në fakt nga Spanja janë të sigurt se francezi do të transferohet në Spanjë verën e ardhshme.

Në Spanjë e bëjnë të kryer, Kylian Mbappe do të transferohet tek Real Madrid. Mediat bëjnë të ditur se 25-vjeçari e ka marrë tashmë vendimin dhe zgjedhja e tij e vetme është Real Madrid. Në favor të klubit spanjoll qëndron fakti se Mbappe mund të zgjidh të ardhmen në ditët e para të muajit janar.

Madrilenët mund të negociojnë me lojtarin dhe t’i marrin atij një firmë besnikërie në mënyrë që gjatë muajve të ardhshëm të mos ketë surpriza nga Arabia apo ndonjë klub i Premier League.

Në këtë formë, shumë shpejt pritet të marrë fund një prej telenovelave më të gjatë dhe intriguese të këtyre viteve të fundit me Mbappe që do të zbarkojë në ‘Santiago Bernabeu’ si futbollisti që mund të bëjë të harrohet edhe një figurë si Cristiano Ronaldo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu