Labinot Tahiri reagon ashpër ndaj atyre që e lanë pa kujdes shtetëror Adem Mikullovcin

Edhe Labinot Tahiri ka reaguar pas ndarjes nga jeta të aktorit Adem Mikullovci. Për të mëngjesi i ditës së sotme ishte i trishtë, ndërsa kritikon ashpër që e lanë pa kujdes shtetëror.

Madje ai shkruan se ashtu siç shkoi Nexhmije Pagarusha, Leze Qena e Ademi, mund të ndodh dhe me Çun Lajçin dhe Sabri Fejzullahun.

Statusi i plotë:

“Ju lutem lexoni , se nuk shkruhen vetëm dy fjalë, për Legjenden, Bacen Adem Mikullovcin dhe artin shqiptar!

Mëngjesi i sotëm ishte i trishtë sepse humbëm edhe një AKTOR TË MADH!

Kështu do të thonë sot, ndërsa dje e lan skajshmërisht pa kujdes shtetërorë!

Ashtu siç shkoi; Nexhmia, Lezeja, edhe Adem Mikullovci shkoi, nesër edhe Çuni edhe axha Sabri, pa dashje po e them!

Dhe nuk e di se kush do mbetet nesër një artist i madh me vlerat që ka arti jonë i kahershëm shqiptarë këtu e në Shqipërinë nanë?!

Shkoi pa asnjë privilegj të rëndësishëm shtetërorë, ku mbi të gjitha Baca Adem , ishte dhe mbrojtësi i asaj pak autonomie që kishim nën regjimin Serbo Madh!

Ai nuk iku kurrë nga ëndrra për ta bërë KOSOVËN SHTET.

Ishe dhe do mbetesh sinqerisht personalitet i dashur, jo vetem kur sot do të thonë i madh , pasiqë ndërrove jetë, por i pa harruar në zemrat tona kur ishim fëmijë dhe sot të rritur.

Ti duam, vlerësojmë, trajtojmë ashtu siç e meritojnë Legjendat e Artit që i ka Populli shqiptarë sa janë gjallë, mos të presim ti humbim ata, në mënyrë që koha të na mësoj të vlerësojmë atë që patëm, …

Të dashur qytetarë dhe diasporë, me sinqeritetin më të madh ju shpreh ngushëllime, familjes, kolegëve dhe komunitetit!

U prehtë në paqe shpirti i Bacës Adem!

Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë!”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu