Lajçak tregon çka diskutoi me opozitën

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë ditës së sotme është takuar edhe me krerët e opozitës, Ramush Haradinajn, Lumir Abdixhikun dhe Memli Krasniqi.

Përmes një postimi në Twitter Lajçak ka dhënë detaje nga ky takim.

“Në Kosovë sot u takova edhe me liderët e opozitës shqiptare të Kosovës për t’i informuar ata mbi Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. E mirëprita mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre për Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, i cili është në interes kombëtar të Kosovës”, shkruan ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu